INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Prostituta adoleshente që 'fjeti me dhjetëra policë' kur ishte e mitur, padit të dytin departament për trafikimin e saj seksual

Prostituta adoleshente që 'fjeti me dhjetëra policë' kur ishte e mitur, padit të dytin departament për trafikimin e saj seksual

Publikuar më: 14:50 20-08-2017

Prostituta adoleshente që 'fjeti me dhjetëra policë' kur ishte e mitur tani ka ngritur padi për departamentin e dytë të policisë në Kaliforni. Jasmin Abuslin, tani 19 vjeç, ngriti të enjten një padi kundër departamentit të Richmond të Kalifornisë, duke pretenduar se oficerët e policisë së qytetit organizonin trafikimin e saj seksual ndërsa ajo ishte nën moshë. Abuslin, vajza e një dispeçeri policie, mori në muajin maj 989.000 dollarë për zgjidhjen e një padie të ngjashme kundër departamentit të Oakland. Padia e re akuzon gjashtë oficerë policie në Richmond për trafikimin e saj seksual dhe pretendon se shefi aktual i policisë, Allwyn Brown dhe ish-shefi i policisë, Chris Magnus, nuk arritën të ndalonin shkeljen e dyshuar të punonjësve të policisë. Abuslin, e cila punonte si një prostitutë fëmijë nën emrin Celeste Guap, bënte pjesë në një grup të posaçëm që ofronin shërbime seksuale' edhe për oficerët ', të cilët merrnin favore dhe kënaqësi seksuale në këmbim të parave të paguara, apo mbrojtjes së ofruar si dhe formave të tjera. Avokati i 19-vjeçares tha se kjo është tmerrësisht mizore. "Ata shfrytëzuan një të re duke shfrytëzuar dpbësitë dhe problemet e saj psikologjike në vend që ti ofronin mbështetje. Njëmbëdhjetë oficerë Richmond morën masën e disiplinës pasi skandali në Oakland u bë publik. Nga këta 11, një zyrtar u rekomandua për ndërprerje të marrëdhënies së punës, një për ulje pozicioni, dy për pezullime prej 80 orësh dhe 120 orësh dhe pesë morën vrejtje. Avokati tha se Abuslin gjithashtu ka në plan të hedhë në gjyq Zyrën e Sherifit të Qarkut Alameda, Departamentin e Sherifit të Kontra Costa, Departamentin e Policisë Livermore dhe ndoshta e Departamentin e Policisë në San Francisko. Skandali u bë publik në shtator të vitit 2015, kur një oficer i policisë së Oaklandit kreu vetëvrasje dhe la një shënim duke implikuar disa oficerë të tjerë policie.

Article Logic
Execution time: 0.003864049911499