INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohet arsyeja përse Demi Lovato kaloi në mbidozë

Zbulohet arsyeja përse Demi Lovato kaloi në mbidozë

Publikuar më: 15:52 29-10-2018

Kanë kaluar plot 90 ditë që kur Demi Lovato u shtrua me urgjencë në rrezik për jetën pas një mbidozë heroine, por mesa duket gjendja e këngëtares është përmirësuar shumë. Megjithatë varësia e saj është e barabartë me një sëmundje bakteriale, shumë e vështirë për t’u kuruar.

Ndërkohë që Demi po lufton çdo ditë që ta tejkalojë këtë barrierë, mamaja e saj Dianna De La Garza ka zbuluar arsyen e vërtetë se pse 25 vjeçarja ka kaluar në ovërdoze. Ajo theksoi se theksuar se arsyeja që mund ta ketë çuar vajzën e saj në mbidozë është humbja e 5 familjarëve përgjatë gjithë vitit 2018-të.

“Ne humbëm stërgjyshërit e Demit madje edhe 2 xhaxhallarët e saj brenda pak muajsh në 2018-ën. Kjo ishte një periudhë traumatike aspak e lehtë për ne dhe Demi është shumë e ndjeshme. Nuk mund ta them me siguri që kjo është arsyeja konkrete por periudhat e vështira në jetë të bëjnë të ndërmarrësh vendime të gabuara” ,tha ajo e përlotur.

demi.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033659934997559