INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohen detajet e lindjes së Kylie Jenner! Pjesëtarja e familjes Jenner paska qenë mamia e saj [VIDEO]

Zbulohen detajet e lindjes së Kylie Jenner! Pjesëtarja e familjes Jenner paska qenë mamia e saj [VIDEO]

Publikuar më: 15:45 23-09-2018

Lindja e Stormit, vajzës së Kylie Jenner u mbajt mjaft larg vëmendjes së mediave.

Për muaj të tërë Kylie u largua nga paparacët po ashtu edhe nga mediat për të ruajtur privatësinë e saj dhe të vajzës së saj. 

E megjithatë tani, 7 muaj më vonë janë zbuluar detaje të tjera nga lindja.

Në një prej episodeve të “Keeping Up With The Kardashians”, Kris zbuloi një sekret në lidhje me lindjen e Stormi-t.

Teksa ishte duke biseduar me Kim-in dhe Kourtney-n, kjo e fundit e pyeti të ëmën se si e kishte përballuar Kylie lindjen.

“Ia doli për mrekulli. Thoshtë gjithë kohën se nuk po ndjente dhimbje. Kishte kontraktime, por nuk ndjente dhimbje dhe u çudita”, është shprehur Kris, e cila ka vazhduar të tregojë se ajo ka asistuar në lindjen e Stormit.

“Kylie ishte e qetë dhe shumë e emocionuar. Unë asistova në lindje, unë e nxora Stormin”, -ka treguar e emocionuar ajo.

 

Article Logic
Execution time: 0.0028641223907471