INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbulohen 4 finalistët e BBVA 5? Ja kush e kap i fundit biletën për në finalen e 18 Prillit

Zbulohen 4 finalistët e BBVA 5? Ja kush e kap i fundit biletën për në finalen e 18 Prillit

Publikuar më: 14:31 10-04-2026

Gara për finalen e madhe të “Big Brother VIP Albania 5”, e cila do të mbahet më 18 Prill, po bëhet gjithnjë e më e nxehtë. Rezultatet e fundit nga sondazhet dhe një analizë e detajuar e situatës tregojnë një përmbysje interesante në mbështetjen e publikut, duke zbuluar edhe katërshen që pritet të shkojë deri në fund të këtij rrugëtimi.

Selin është banorja e parë që ka siguruar prej ditësh vendin e saj në finale, duke u pozicionuar si një nga pretendentet kryesore.

Pas saj, lista pritet të plotësohet nga Miri, i cili konsiderohet tashmë një finalist i garantuar. Po ashtu, një biletë të sigurt për në finale e ka edhe Rogerti; pavarësisht debateve dhe natyrës së tij shpeshherë agresive brenda shtëpisë, ai ka arritur të ruajë fort pozitat e tij te publiku.

 

Ndërkohë, beteja më e ashpër mbetet për vendin e katërt. Në një garë të ngushtë mes Mateos, Brikenës dhe Shëndritit, parashikimet tregojnë se do të jetë pikërisht Mateo ai që do të “rrëmbejë” biletën e fundit.

Kjo do të lërë përfundimisht jashtë finales së madhe Brikenën dhe Shëndritin, duke u ndërprerë rrugëtimin vetëm pak ditë larg natës finale.

Article Logic
Execution time: 0.0029828548431396