INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbardhet vrasja e të riut shqiptar. Shkoi në Athinë për të takuar vajzën që njohu në facebook

Zbardhet vrasja e të riut shqiptar. Shkoi në Athinë për të takuar vajzën që njohu në facebook

Publikuar më: 12:53 10-03-2018

Vrasja e një 29-vjeçari nga Shqipëria e kryer para 6 vitesh në kryqytetin grek është zbardhur.  Policia greke ka zbuluar sesi autorët përdorën rrjetet sociale për të kryer krimin në bashkëpunim me vajzën që i la takimin të riut. Media greke “Protothema” shkruan për vrasjen e të riut shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Në fakt kanë shërbyer hetimet e kryera nëpërmjet Facebookut për të zbardhur komplet ngjarjen.  Ngjarja ndodhi  në mëngjesin e 21 shtatorit të vitit 2012, ku 29-vjeçari u plagos rëndë dhe më pas vdiq në Athinë. Viktima u gjet i pajetë në pjesën e shoferit, më plagë të forta të marra nga arma e zjarrit. Hetuesit deklaruan se makinës i'u afrua një motorr me dy persona, njëri prej të cilëve e qëlloi atë me armë. Vrasësi është një 38-vjeçar shqiptar, i burgosur tashmë, ndërsa drejtuesi i motorrit ende nuk është identifikuar. Po ashtu, bashkëpunëtore konsiderohet edhe një 28 vjeçare greke, e arrestuar tashmë. Ndërsa gjithçka ka nisur me anë të një bisede në rrjetin social Facebook. Sipas hetuesve viktima kishte shkuar në Greqi për të përmbushur premtimin e një vajze që kishte njohur nëpërmjet Facebook dhe ditën e krimit kishte shkuar në zonën Peristeri, në Athinë për takimin që kishin rënë dakord më herët. Vajza kishte ngritur profile të rreme, nëpërmjet trajnimeve që kishte marrë nga 38-vjeçari shqiptar, i cili mbahet në burgun e Koridallos dhe i fajësuar në të kaluarën për një mori krimesh, duke përfshirë vrasje, dy tentativa për vrasje, përfshirje në organizata kriminale, grabitje, vjedhje dhe posedim armësh. Vajza shërbeu për ta tërhequr djalin nga Shqipëria duke komunikuar me të nëprmjet facebookut ndërkohë që autorët kishin planifikuar eleminimin e tij.  Vajza vendosi edhe datën e takimit me të riun shqiptar përmes rrjetit social sipas rekomandimeve të dhëna nga 38- vjeçari. Në mëngjesin e 21 shtatorit të vitit 2012 29-vjeçari po priste vajzën jashtë një klubi nate në zonën Peristeri, po në vend të saj erdhi vrasësi. Efektivët e policisë për 6 vite me radhë po përpiqeshin të zgjidhnin enigmën. Duke ndjekur gjurmët elektronike, përmes rrugëve të mediave sociale, ata arritën deri tek 38 vjeçari si autori i vrasjes dhe mbylljen përfundimtare të çështjes.

Article Logic
Execution time: 0.0034599304199219