INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Shpallen 1500 vende të lira pune në arsim, ja sa do të paguhen praktikantët

Shpallen 1500 vende të lira pune në arsim, ja sa do të paguhen praktikantët

Publikuar më: 11:04 10-03-2018

Nga data 1 janari i këtij viti kanë filluar aplikimet për mësuesit që do të përfitojnë kontrata të përkohshme pune. Ndërsa bëhet e ditur se deri në 15 qershor të këtij viti do të jenë 1500 praktikantë të cilët do të japin mësim në shkollat e vendit.

Sakaq, po kaq praktikantë do të punësohen me kontratë të përkohshme gjatë periudhës 15 shtator deri në 31 dhjetor.

“Numri i praktikantëve për kryerjen e praktikës profesionale, me kontratë të përkohshme, për sistemin arsimor parauniversitar, për periudhën 1 janar deri më 15 qershor 2018 dhe periudhën 15 shtator deri më 31 dhjetor 2018 është 1500 praktikant”, kështu thuhet në vendimin e qeverisë.

Sipas këtij vendimi numri i praktikantëve për kryerjen e praktikës profesionale, me kontratë të përkohshme, sipas njësive arsimore vendore dhe afati kohor i kontraktimit të praktikantëve do të jetë në bazë të vendeve dhe mundësive që ofrojnë këto Drejtori Arsimore.

Praktikantët gjatë periudhës që do të kryejnë praktikën profesionale do të përfitojnë edhe pagesat mujore. Sipas VKM-së pagesa do të jetë sa rroga minimale mujore që aplikohet në vend. Pagesa e praktikantëve është përllogaritur 22 mijë lekë.

Article Logic
Execution time: 0.0037879943847656