INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zbardhet vendimi skandaloz i gjykatës, që shpëtoi herën e parë vrasësin e gjykatëses

Zbardhet vendimi skandaloz i gjykatës, që shpëtoi herën e parë vrasësin e gjykatëses

Publikuar më: 14:40 01-09-2017

Një ditë pas vrasjes së gjyqtares së Shkodrës, zbardhet edhe vendimi që i dha lirinë autorit të krimit Fadil Kasemi në 14 janar të vitit 2017.
Vendimi i Gjykatës së Kavajës për këtë ngjarje është dhënë në datë 28 prill 2016 dhe mësohet se përmban tre pika të cilat ndihmuan Fadil Kasëmin të lirohej në 14 janar të vitit 2017.
Ngjarja e vitit 2015-të kur Fadil Kasemi tentoi ta vriste ish-bashkëshorten gjyqtare në një restorant në Golem nuk u klasifikua si tentativë vrasje, por për “mbajtjen pa leje të armëve luftarake” dhe të “dhunës në familje”.
Ish-bashkëshorti i gjyqtares u dënua për “armëmbajtje pa leje në banesë” që dënohet nga 1 deri në 5 vjet burg, dhe jo për “arëmbajtje pa leje në makinë apo ambiente publike” që dënohet nga 7 deri në 15 vjet burg.
Një tjetër lehtësi që çoi në lirimin e Kasemit ishte fakti që ka disa familjarë të papunë, ndërkohë që rezulton se është tregtar i fuqishëm dhe ka një dyqan në pronësi të tij tek “tregu çam”.
Të gjitha këto bënë që ish-bashkëshorti i gjyqtares të përfitonte nga amnistia dhe të lihej i lirë. Pas krimit të rëndë, 53-vjeçari rrezikon burgim të përjetshëm. Fadil Kasemi do ulet përballë gjykatësve në Krimet e Rënda për të pritur dënimin.

Article Logic
Execution time: 0.0036158561706543