INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Për çfarë teme nuk këndonte dot Zayn te One Direction? [FOTO]

Për çfarë teme nuk këndonte dot Zayn te One Direction? [FOTO]

Publikuar më: 19:31 13-10-2016

Libri i parë i Zayn Malik do të publikohet më 1 nëntor, por ai ka zbuluar diçka të rëndësishme disa ditë para se të dalë në treg. Ish ylli i One Direction ka publikuar paragrafin e parë të librit të tij autobiografik. Në të ai shkruan se si “Pillowtalk” ishte një pikë kthese për karrierën e tij, dhe se më në fund mund të këndonte rreth seksit.

“Çdo tekst që kam shkruar, ka një histori pas tij. E gjithë puna madhe e bërë për “Pillowtalk” ishte e vlefshme, sepse që në momentin kur e përfundova, ndjeva që isha në rrugën e duhur. Ishte pikërisht ajo çfarë doja të arrija me muzikën time. Gjithashtu isha i aftë të këndoja për një temë, për të cilën nuk këndoja dot kur isha në One Direction, për seksin”.

Mesa duket Zayn donte shumë të shkruante këngë për seksin, dhe imazhi i 1D, ishte krejt ndryshe nga ajo tematikë, dhe kjo është një ndër arsyet e “zënkës” mes grupit.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035519599914551