INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zayn dhe Taylor Swift shkatërrojnë dhomën e hotelit për “Fifty Shades Darker” [FOTO]

Zayn dhe Taylor Swift shkatërrojnë dhomën e hotelit për “Fifty Shades Darker” [FOTO]

Publikuar më: 20:28 10-01-2017

Dyshja dinamike e muzikës, kanë qenë të zënë duke xhiruar bashkëpunimin e tyre të parë për singëllin “I Don’t Wanna Live Forever”, dhe tashmë disa detaje janë zbuluar. Taylor dhe Zayn kanë treguar një tjetër anë të tyre, duke u bërë aggressive gjatë xhirimeve, pasi raportohet nga The Sun se ata kanë shkatërruar tërësisht një dhomë prej 2.500$ në St Pancras Renaissance në Londër. Sigurisht që e gjitha kjo “lajthitje” ishte pjesë e klipit.

“Zayn shkatërroi dhomën e hotelit, dyke grisur jastekët e duke përplasur abazhurat në mur”, tha një burim për “The Sun”. Mirëpo nuk përfundon me kaq, edhe Taylor nuk mbetet prapa. “Swift gjithashtu theu një pasqyrë tualeti, ndërkohë që qëndronte mbi taka.

Për sa i përket Zayn, janë zbuluar disa fotografi, ku dallohet qartë se ai duket shumë i pashëm, i veshur i gjithi me të zeza.

Ende nuk dihet se kur do të lançohet ky klip për “I Don’t Wanna Live Forever”, por premiera e Fifty Shades Darker do të jetë me 10 shkurt.  

Article Logic
Execution time: 0.0036830902099609