Zarf i zi ka arritur sot në shtëpinë e Big Brother VIP 5, duke ngjallur kureshtje dhe tension te banorët. Sipas faqes zyrtare të programit, televotimi i ditës është anuluar, por banorët ende nuk janë informuar për këtë vendim.
Në televotim ishin Selin, Gimbo dhe Greta, të cilët u dërguan aty pas hapjes së Kutisë së Pandorës nga Juela.
Të gjitha detajet rreth zarfit dhe pasojat që ai mund të sjellë do të zbardhen në Prime-n e së shtunës, kur Vëllai i Madh do t’i tregojë banorëve gjithçka që fshihet pas kësaj surprize të mistershme.








20 Feb 2026 





