INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zaimina  rrëfen për herë të parë ribashkimin me të dashurin, planet për martesë dhe  fëmijë [FOTO]

Zaimina rrëfen për herë të parë ribashkimin me të dashurin, planet për martesë dhe fëmijë [FOTO]

Publikuar më: 18:56 06-04-2017

Pak javë më parë lidhja e saj shumëvjeçare  me të dashurin u kris, krisje kjo që çoi deri në ndarje. Por nuk kaloi shumë dhe dy të dashuruarit u rikthyen sërish në krahët e njëri-tjetrit. Por si ndodhi kjo?

Ish Missi ka rrëfyer shumë gjëra teksa ka qenë e ftuar në emisonin e Rudina Magjistarit këtë pasdite. E ka nisur bisedën duke folur për profesionin dhe projektet e saj  ndërsa nuk ka lënë anash as muzikën.

“Muzika ka qenë pasioni im dhe ndoshta këtë verë do të publikoj edhe klipin e ri. Megjithatë nuk e shoh veten aty pasi më shumë i jam përkushtuar biznesit tim”, u shpreh Zai. Ndërkohë ka rrëfyer edhe për pushimet e shumëpërfolura që bëri me mikeshat e saj në Dubai. “Jemi një grup vajzash dhe kemi qenë në Dubai. Kaluam shumë bukur dhe është diçka që mbahet mend”.

Jeta private

Por 29 vjeçarja nuk iu shpëtoi as pyetjeve për jetën private. Megjithëse mundohej të zbulonte sa më pak, tregoi momentin e bukur kur mori unazën. “Kemi udhëtuar bashkë në Maldive me 14 shkurt. Teksa po drekonim, ai kishte vënë unazën të futur nën pecetë. Nuk e prisja, ishte një moment i veçantë dhe shumë i bukur”.

Planet për martesë dhe fëmijë!

Përsa i përket ndarjes këngëtarja tha se janë bashkë prej 12 vitesh. Çdo çift ka zënkat e veta por tani janë bashkë dhe nuk do ta bëje publik pasi nuk është person publik . Ndërkohë nuk kanë në plan të bëjnë ndonjë dasëm as fëmijë pasi nuk ndihet gati.

Si u njohën?

“Ne jemi njohur nëpërmjet një mikeshës sime.  Bënte sikur ngacmonte shoqen time për të dalë tek unë. Më në fund ma tha: “Të dua ty”.

 

collagekolazhi.jpg

 

355fd32e9d5a71631f881ad28c7d0b86.jpg

 

klodi.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033929347991943