INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Zaev këshillë opozitës shqiptare: Si veprova kur isha në opozitë

Zaev këshillë opozitës shqiptare: Si veprova kur isha në opozitë

Publikuar më: 13:01 13-03-2019

Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut gjatë fjalës së mbajtur në konferencën e përbashkët me homologun Rama ka marrë shembullin e tij për t'i dhënë një mesazh të qartë opozitës shqiptare, se në asnjë rast nuk duhet të cënojë të ardhmen integruese të vendit në Bashkimin Evropian.

“Kur ne ishim opozitë,  na kërkohej nga BE më shumë punë . Unë si opozitë lusja komisionerin Hahn, përfaqësuesen Mogherini për një datë për integrimin e vendit, e kuptoj opozitën por duhet të kemi kujdes për shtetin pavarisht nëse jemi në opozitë apo jo.

Si mik i Shqioërisë kërkoj më të mirat për Shqipërinë. Cdo kush ka të drejtën e demostratave por të kemi kujdes për të ardhmen e vendit. Shqiptarët presin vitet e arta kur BE të rris standartin ekonomik” u shpreh Zaev.

Article Logic
Execution time: 0.0037670135498047