INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
DJ Flow dhe Young Zerka  publikojnë këngën “Habibi” [VIDEO]

DJ Flow dhe Young Zerka publikojnë këngën “Habibi” [VIDEO]

Publikuar më: 19:06 29-07-2016

Nuk vonoi shumë dhe është publikuar kënga e rradhës e Young Zerka, këtë herë në bashkëpunim me DJ Flow. Nëse kërkojmë në repertorin e Zerkës nuk gjejmë dot një këngë që nuk është kthyer në sensacion për publikun, dhe sigurisht që nuk kemi dyshime që e njëjta gjë do ndodhë edhe me projektin e tij më të ri, i cili vjen nën titullin “Habibi”. Kur bëhet fjalë për ritëm dhe pjesë këngë që të ngelën në mendje, Young Zerka e di mirë se çfarë duhet të bëjë. Kënga është punuar nga Big Bang, ndërsa klipi është realizuar nga Valon Aziri.

Jemi të sigurtë që sapo ta dëgjoni “Habibi”, do të bëhet pjesë e pandarë e juaja gjatë pushimeve, dhe nuk do të rezistoni pa kërcyer me ritmet e saj. Hey Zerka, e ke shumë të vështirë të na zhgënjesh!

Article Logic
Execution time: 0.0038118362426758