INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Kanye dhe Kim përloten në klipin e ri në bashkëpunim me Sia, “Wolves” [VIDEO]

Kanye dhe Kim përloten në klipin e ri në bashkëpunim me Sia, “Wolves” [VIDEO]

Publikuar më: 21:37 29-07-2016

Ndërkohë që të gjithë po flasin për sherrin e tij dhe Kim Kardashian me Taylor Swift, Kanye West krejt papritur ka publikuar videoklipin e këngës së tij “Wolves”. Ky projekt për të cilin ka bashkëpunuar me këngëtaren e talentuar Sia dhe Vic Mensa është pjesë e albumit të tij “The Life of Pablo”.

Klipi 7 minutësh i realizuar nga Steve Klein është stil bardh e zi dhe ku nuk mungon pjesëmarrja e yjeve si Kim Kardashian, Kylie Jenner, Cindy Crawford , Maria Borges etj.

West dhe Kim, shkëlqejnë në videoklip, të përlotur dhe të veshur me Balmain, ashtu siç ishin shfaqur në Met Gala. Ky klip do të shërbejë gjithashtu edhe si reklamë për këtë brand të njohur të veshjeve. Ajo çfarë është e sigurtë, është se kjo këngë do të jetë shumë më pak e diskutueshme se video e fundit e publikuar nga Kanye, pikërisht molla e sherrit “Famous”.

Article Logic
Execution time: 0.0033588409423828