INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ylli i 'Twilight' u gjend i vdekur në shtëpi së bashku me të dashurën, zbulohet shkaku i vdekjes [FOTO]

Ylli i 'Twilight' u gjend i vdekur në shtëpi së bashku me të dashurën, zbulohet shkaku i vdekjes [FOTO]

Publikuar më: 18:32 02-06-2020

Ylli i Twilight, Gregory Tyree Boyce dhe e dashura e tij vdiqën pasi konsumuan lëndë narkotike, kokainë dhe fentanyl, në Las Vegas. Pranë trupit të Boyce dhe partneres së tij Natalie Adepoju u gjet substancë pluhur i bardhë.

30-vjeçari dhe 27-vjeçarja u gjetën në dhomën e gjumit në shtëpinë e tyre nga shoku i dhomës, Louis Ledbetter, më 13 maj.

Oficerët thanë se çifti u gjetën të shtrirë lakuriq në shtrat dhe vdiqën nga konsumimi i tepërt i kokainës e fentanilit. Ledbetter i tha policisë se ishte takuar me çiftin 48 orë përpara se t’i gjente të vdekur, raporton daily mail.

Nëna e Boyce, Lisa shkroi në një postim në Facebook ku lajmëroi vdekjen e tij. Boyce la pas një vajzë 10-vjeçare, ndërsa Adepoju kishte një djalë të vogël.

-640-0-5ec3adbe1e6c8.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0046658515930176