INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ylli i NBA u rrënua nga Khloe K, marrëdhënia me të i kushtoi 70 milionë dollarë! [FOTO]

Ylli i NBA u rrënua nga Khloe K, marrëdhënia me të i kushtoi 70 milionë dollarë! [FOTO]

Publikuar më: 14:14 26-05-2017

Madje ai akuzon se përveçse e ka rrënuar financiarisht, i ka shkatërruar edhe karrierën!

Rashad McCants është penduar thellësisht për lidhjen e tij me motrën e vogël Kardashian. Ai e ka akuzuar atë që i ka shkatërruar karrierën, pasi thotë se marrëdhënia me një megastar kontroversial ka varrosur të lojën e tij të basketbollit. McCants, sot 32 vjeçar, ishte një zgjedhje e parë në draftin e vitit 2005 nga Minnesota Timberwolves. Ai luajti për këtë ekip për 4 sezone përpara se të transferohej tek Sacramento Kings në vitin 2009, vit në të cilin njohu dhe Khloe-n. Ai ka treguar për Charlotte Observer se frekuentimi i tij me bukuroshen 32 vjeçare i ka bërë njerëzit të dyshojnë për përkushtimin e tij ndaj NBA-së. “Pa atë situatë që më ndodhi me Khloe, jam një lojtar që fitoj 60-70 milionë dollarë” deklaroi McCants. Ose më mirë të themi, ishte.

ouchhhh.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0063209533691406