INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhudistja që mposhti Majlinda Kelmendi, ‘mësuesja’ që i jep leksione Putin [FOTO/VIDEO]

Xhudistja që mposhti Majlinda Kelmendi, ‘mësuesja’ që i jep leksione Putin [FOTO/VIDEO]

Publikuar më: 12:20 23-06-2019

Majlinda Kelmendi fitoi medaljen e artë në Lojërat Europiane që po zhvillohen në Bjellorusi, duke mundur në finale një xhudiste ruse. Por, Natalia Kuziutina nuk është një emër i panjohur në mbarë botën.

Ajo u bë e famshme pak muaj më parë pasi u fotografua me Presidentin e Rusisë Vladimir Putin, teksa i jepte këtij të fundit leksione mbi xhudon.

Madje në stërvitjen e përbashkët me ekipin kombëtar rus në Socci, Putin mori një lëndim në dorë, teksa po i tregonte Natalias, aftësitë e tij të mprehta në xhudo.

E dje për fatin e saj të keq, Natalia u mund nga Kelmendi, duke marrë vetëm medaljen e argjendtë në Lojërat Evropiane – Minsk 2019.

xxxx.PNG

 

pu.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0037970542907715