INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rama vijon fushatën në Përmet, zbulon edhe datën e re të zgjedhjeve…

Rama vijon fushatën në Përmet, zbulon edhe datën e re të zgjedhjeve…

Publikuar më: 10:28 23-06-2019

Gjatë kësaj të diele Kryeministri Edi Rama ka vijuar fushatën elektorale në Përmet.

Në fjalën e mbajtur teksa ka prezantuar edhe kandidaten për kryebashkiak ka përmendur 21 tetorin si datën e re të zgjedhjeve që do të dekretojë Presidenti Ilir Meta, teksa ishte duke ironizuar Monika Kryemadhin sikurse e thërret ai fallxhorja.

“Del fallxhorja dhe thotë: Liri shtyje se shoh një 2-sh këtu, mund të jetë 21. Po shiko se shoh edhe një T këtu, po është a s’është tetor ti caktoje vetë dhe Tttttt….
Dhe do dilte Liri dhe do thoshte bazuar në informacionet e agjencive ligj zbatuese ndërkombëtare unë vendosa të vë këtë datë 21 Tetor si datë zgjedhjesh vendore se për këtë më kanë thënë se nuk do çmendet njeri”, ironizoi Rama.

Por, shefi i qeverisë theksoi më tej se kjo do të ishte e rrezikshme për vendin.

“Po kjo do ishte e rrezikshme. E keqja që do vinte nga kjo ishte vendosja e një rregulli të ri, që kur s’do një palë, pala tjetër s’do mund të bënte më asgjë. Pra, nuk do vendosej dot më kurrë se kur do bëhen zgjedhjet. Ky nuk është film i ri, e kemi parë 30

vjet këtë film me Saliun, që u mësua t’ja marrë gjërat me forcë socialistëve”, u shpreh Rama.

Ai theksoi se opozita është katandisur në një çetë me 50 veta që shfaqen nëpër kthesa rrugësh. Edhe në Përmet Rama u prit me protesta. Simpatizantë të PD  e LSI kishin dalë në hyrje të qytetit me pankarta duke kërkuar largimin e tij.

Article Logic
Execution time: 0.005608081817627