Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, feston sot 33-vjetorin e lindjes në krah të fëmijëve të saj. Së fundmi, ajo ka ndarë në Instagram një video të ëmbël, ku shfaqet pranë vajzës Ajka dhe djalit Amen, teksa së bashku fryjnë qirinjtë e tortës.
Në videon e publikuara, të tre duken të lumtur dhe të qetë në praninë e njëri-tjetrit.
Postimin e saj, Xhensila e ka shoqëruar me disa fjalë të ndjera, ku shprehet se ndodhet më e qetë dhe më e fortë.
“33 per mua eshte me shume se nje numer… eshte simbol i ringjalljes, i forces per te filluar perseri, i drites pas erresires. Mesove kte vit qe gruaja nuk thyhet nga balta qe i hedhin, ajo behet me e fortë prej saj.
Sot po i fryj qirinjtë jo si dikush qe feston një vit me shume…
por si dikush që mbijetoi një jetë të tërë brenda nje viti. Sot nuk festoj vetem ditëlindjen… festoj veten që u ngrit, qe nuk u dorëzua dhe që vazhdon te zgjedhe jeten.
Dhe prapë jam këtu. Për veten. Për Ajkën. Për Amen. ❤️????
Më e fortë. Më e qetë. Më unë se kurr,” shkruan Xhensila.








7 Apr 2026 





