INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhelal Mziu çon në gjykatë Rakip Sulin

Xhelal Mziu çon në gjykatë Rakip Sulin

Publikuar më: 10:31 31-07-2019

Kryetari aktual i Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu ka çuar në gjykatë pasardhësin e tij, socialistin Rakip Suli i dalë nga votat e 30 qershorit .Mziu ka ngritur një padi në Gjykatën e Tiranës ku kërkon mos njohjen e zgjedhjeve lokale të 30 qershorit në këtë qytet.

Mziu kërkon që mandati i Rakip Sulit të mos njihet nga Gjykata. Ndërkohë seanca për këtë padi do të mbahet në orën 12.00 ku gjyqtare do të jetë Manjola Bejleri.
Sipas padisë dhe Xhelal Mziut ai ka të drejtë të qëndrojë në detyre deri në tetor, duke u bazuar në dekretin e Metës për zgjedhjet lokale që të zhvillohen më 13 tetor.

Rotacioni në bashkitë e djathta është kryer me vështirësi dhe tensione.

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0034031867980957