INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhama të thyer e shishe molotov në Muzeun e Manastirit

Xhama të thyer e shishe molotov në Muzeun e Manastirit

Publikuar më: 11:45 07-03-2017

Në 7 mars, festën e mësuesve, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Muzeun e Manastirit. Sipas të dhënave të policisë, persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar mëngjesin e ditës së sotme muzeun e Alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir. Mësohet se Policia e Manastirit ka siguruar kamerat e sigurisë dhe një shishe molotovi e ka nisur për ekspertizë kriminalistike në Shkup, që të mund të sigurohen provat e nevojshme për kryerësit e veprës. Ndërkohë, drejtori i Muzeut të Alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir, Nuer Arsllani, ka deklaruar se fatmirësisht autorët e sulmit nuk kanë mundur të djegin ndërtesën, por kanë thyer vetëm xhamat e dritareve.
Nuer Arsllani, drejtor i Muzeut:
“Po në orët e hershme të mëngjesit diku rreth ora 4, disa persona të panjohur kanë dashur që me anë të koktejve të molotovit të djegin muzeun e Alfabetit të gjuhës shqipe, mirëpo për fat të mirë nuk është djegur, koktejtë janë shuar, dhe kemi vetëm dy dritare të thyera dhe kjo është e gjitha. Në mëngjes kemi informuar policinë, kanë ardhur, dhe po e hetojnë rastin dhe për momentin presim edhe nga Shkupi të vijnë ndonjë ekip eskpertësh që të kryejnë inspektim”.

Article Logic
Execution time: 0.0037879943847656