INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Xhaka prezantohet me këngë shqiptare para lojtarëve të Arsenal [VIDEO]

Xhaka prezantohet me këngë shqiptare para lojtarëve të Arsenal [VIDEO]

Publikuar më: 20:56 27-07-2016

Granit Xhaka ishte një ndër transferimet më të bujshme të kësaj merkatoje verore, duke u transferuar te ekipi anglez Arsenal për shifrën e 35 mln pound. 23 vjeçari, do të debutojë me fanellën e topçinjëve të premten ndaj yjeve të MLS. Mirëpo siç e do tradita në klubin anglez, çdo blerje e re do të këndojë në dhomat e zhveshjes para futbollistëve të ekipit. Graniti ka zgjedhur të këndojë në gjuhën shqiptare, një këngë dashurie. Ndoshta nuk ishte zgjedhja e duhur nga ai, pasi vërejmë se të kënduarit nuk është një ndër gjërat më të mira që mund të bëjë. Përveç Joel Campbell i cili mesa duket po kalonte një kohë të mirë, ashtu siç ka bërë që nga momenti i mbërritjes së Xhakas në Londër, të tjerët nuk po e shijonin shumë këtë performancë. Santi Cazorla qesh as shumë saqe i duken dhëmbët, ndërsa disa futbollistë të tjerë po përplasnin duart në tavolinë. Le të shpresojmë që po përpiqeshin të sinkronizoheshin me Granitin, dhe nuk po protestonin për performancën e tij. Më tepër shpresojmë që Xhaka të jetë një blerje e mirë në fushë.

Article Logic
Execution time: 0.0042018890380859