INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“X-Men Apocalypse”, thyen rekordet e shikushmërisë [VIDEO]

“X-Men Apocalypse”, thyen rekordet e shikushmërisë [VIDEO]

Publikuar më: 16:18 07-06-2016

Filmi  “X-Men Apocalypse”  ka arritur të rrëmbejë vëmëndjen  jo vetëm të audiencës por edhe të kritikëve.

Për të dytën herë radhazi ky film ka thyer rekordet e shikueshmërisë në të gjithë botën. Suksesi i tij ka arritur të zbehë atë të  premierës  së re të “Walt Disney-t” apo të “Alice Through the Looking Glass” ndërkohë që vazhdon të kryesojë klasifikimet kinematografike si filmi më i kërkuar i momentit.  Madje suksesit të tij i kanë kushtuar vëmëndje edhe “Forbes” dhe “Guardian” të cilët shkruajnë se “X-Men Apocalypse “  po thyen rekord në tregun ndërkombëtar. Momentalisht ky prodhim kinematografik ka arkëtuar më shumë se 400 milionë dollarë, por pavarësisht kësaj, mbetet pas “Batman vs Superman”  film ky që ka bërë histori  duke mbledhur 800 milionë dollarë. 

Article Logic
Execution time: 0.003425121307373