INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Konfirmohet titulli zyrtar i filmit të parë të sagës Justice League! [VIDEO]

Konfirmohet titulli zyrtar i filmit të parë të sagës Justice League! [VIDEO]

Publikuar më: 13:57 06-06-2016

Kompania DC ka konfirmuar titullin zyrtar për filmin e parë të sagës së shumëpritur Justice League.

Pasi titulli i zanafillës që i paraprin sagës, “Batman v Superman: Dawn of Justice” u cilësua si shumë konfuz dhe nuk u prit mirë nga fansat, DC vendosi të ndryshojë stil. Ata e hoqën tërësisht nëntitullin duke sjellë kështu titullin më të thjeshtë që mund t’u shkonte ndërmend. Tani filmi i Justice League do të titullohet thjesht...”Justice League”. Një surprizë pasi më parë ishte menduar se filmi do të mbante emrin “Justice League: Part One”. Por zëri i njerëzve duket se është dëgjuar. Pra, në rast se nuk iu pëlqen një titull, thjesht ankohuni se mund të ndryshojë.

Kujtojmë se “Justice League” do të jetë vetëm i pari i një serie filmash, ku pritet që DC të përpiqet t’i vendosë shkelmin Marvel Cinematic Universe në përpjekje për të rivalizuar filmat shumë të suksesshëm Avengers.

Article Logic
Execution time: 0.0033910274505615