INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Wow! Zemra iu ndal dhe pësoi vdekje klinike, Calvin Harris rrëfen për herë të parë si doktorët i shpëtuan jetën

Wow! Zemra iu ndal dhe pësoi vdekje klinike, Calvin Harris rrëfen për herë të parë si doktorët i shpëtuan jetën

Publikuar më: 18:31 20-05-2020

Një ngjarje e vështirë ka ndodhur në vitin 2014 për DJ e njohur Calvin Harris. Ai ka treguar së fundmi se pikërisht në atë vit, zemra iu ndal dhe pësoi vdekje klinike.

Këtë ai e ka treguar mbrëmjen e djeshme në Twitter duke u thënë fansave se zemra e tij u ndal dhe ai u ringjall në Repartin e Emergjencës.

“Një vit interesant për mua viti 2014, filloi duke u pozicionuar në vendin e 1 në Mbretërinë e Bashkuar dhe përfundoi me zemrën time duke u ringjallur në Emergjencë”, shkroi Calvin Harris.

calv.jpg

Kënga me të cilën ai zuri vendin e parë ishte me hitin e tij “Summer”. Po atë vit ai bashkëpunoi me emra të njohur si Ellie Goulding dhe Rita Ora, ku me këtë të fundit u përfol shumë se kishte një romancë dashurie.

rita.png

“The Daily Mail” shkruan se asokohe u detyrua të tërhiqej nga koncertet kryesore duke përfshirë një shfaqje në MTV European Music Awards pasi zbuloi se vuante nga disa problem me zemrën.

 

Article Logic
Execution time: 0.0049440860748291