INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ndarjet e karantinës/ Çiftet VIP shqiptarë që i dhanë fund lidhjes gjatë pandemisë

Ndarjet e karantinës/ Çiftet VIP shqiptarë që i dhanë fund lidhjes gjatë pandemisë

Publikuar më: 21:33 20-05-2020


Për dy muaj vendi ynë dhe shumë shtete të botës qëndruan të izoluara dhe nën masa të rrepta, pas përhapjes së pandemisë së koronavirusit. Në këtë periudhë në botën e showbizit morëm edhe lajme aspak të mira për çiftet e famshëm. “Revista Who” ju sjell më poshtë çiftet VIP shqiptarë që i dhanë fund lidhjes gjatë karantinës.

Dafina dhe Dj Geek – Lajmin e ndarjes së tyre e konfirmoi pak ditë më parë vetë Dafina e cila u shpreh se duhet të zgjidhte mes punës dhe dashurisë. “Ishte një lidhje e shkurtër e që përfundoi shpejt. Me sa duket nuk shkojnë bashkë edhe puna edhe lidhja romantike. Kështu që vendosa që puna dhe ekipi është më e rëndësishme se lidhja. Mendojmë të mbajmë ekipin sa më të shëndetshëm, sepse ne jemi si një familje. Kështu që u desh t’i jepja fund lidhjes për të shpëtuar lidhjen në ekip, që për ne është më e rëndësishme”, u shpreh këngëtarja për revistën Story.


Ronela dhe Zerka – Pak kohë më parë u raportua se Ronela dhe Zerka i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas shumë vitesh së bashku. Zerka festoi ditëlindjen, por mungoi një urim nga Ronela. Gjithashtu dyshja nuk e ndjekin më njëri-tjetrin në rrjete sociale. Dyshja ende nuk ka reaguar pas lajmeve për ndarjen.


Nevina Shtylla dhe partneri i saj Arbër Myftari – Çifti ishin bashkë prej vitesh dhe bashkëjetonin prej një viti në Tiranë. Mirëpo së fundmi Nevina deklaroi se karantinën nuk po e kalonte me partnerin. “Nuk jam çift fare”-u përgjigj Nevina gjatë emisionit “E diell”, duke konfirmuar ndarjen teksa arsyet nuk u bënë të ditura.


Heidi Lushtaku dhe Robin Krasniqi – Modelja Heidi Lushtaku pak ditë më parë deklaroi publikisht ndarjen nga boksieri Robin Krasniqi. Heidi u shpreh se ajo dhe Robin kanë mbetur miq dhe ka një respekt të veçantë për ish-vjehrrën e saj. “Unë vazhdoj ta çmoj si mik Robinin e sidomos familjen e tij, e në veçanti nënën e tij e cila më trajtoi sikurse vajzën e vet, dhe si e tillë duhet të shërbejë si model pozitiv për të gjitha vjehrrat shqiptare”- u shpreh Heidi.

Article Logic
Execution time: 0.0058460235595703