INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW! Sadna bën deklaratën e papritur për Alekun: 'Nuk e pëlqenim njëri-tjetrin'

WOW! Sadna bën deklaratën e papritur për Alekun: 'Nuk e pëlqenim njëri-tjetrin'

Publikuar më: 13:32 06-08-2020

Aktorja indiane Sara Khan e cila njihet nga të gjithë shqiptarët me rolin e Sadnës në serialin “Bidaai” dhe Angad Hasija në rolin e Alekut, kanë fituar zemrën e të gjithë publikut. Të dy ata janë miq shumë të mirë edhe pasi përfundoi seriali dhe shihen pothuajse kudo bashkë.


Por në një intervistë për mediat indiane, Sara Khan është shprehur se dikur ata nuk e pëlqenin aspak njëri-tjetrin.

“Ne të gjithë kemi mbetur miq të ngushtë. Por veçanërisht me Angadin kalojmë kohë shumë të mirë. E çuditshme është që unë dhe Angad nuk kemi i kemi pasur marrëdhëniet e mira dikur. Nuk e pëlqenim njëri-tjetrin. Nuk kishim arsye, por me kalimin e kohës filluam të afroheshim dhe u bëmë miq të mirë”, është shprehur ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0016229152679443