INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
A do të rikthehet 'Shiko kush LUAN' në ekran? Luana Vjollca zbulon ç'do ndodhë me emisionin e saj! [FOTO]

A do të rikthehet 'Shiko kush LUAN' në ekran? Luana Vjollca zbulon ç'do ndodhë me emisionin e saj! [FOTO]

Publikuar më: 12:25 06-08-2020

Padiskutim “Shiko kush luan” është një nga emisionet më të pëlqyer dhe argëtuese të ekranit, që pa dyshim identifikohet me moderatoren e njohur, Luana Vjollca.

Pas tre sezonesh të suksesshme, “Shiko kush luan” do të rikthehet edhe këtë vit në ekranin e “Top Channel”.

Lajmin e ka dhënë vetë Luana e cila ka ndarë një video me pamje nga emisionet e kaluara dhe shkruan: “Kë e ka marrë malli për “Shiko kush luan”?

Në postimin tjetër ajo shkruan: “Shihemi së shpejti. Natën e mirë”, duke pohuar kështu se sezoni tjetër e gjen sërish në ekran me emisionin e saj.

Me siguri Luana po punon fort për të sjellë një tjetër sezon të suksesshëm dhe të shumtë janë ata që mezi po e presin.

24906DB6-81F2-47BA-8837-81590CFF3D1F-222x400.jpg5AC85638-468A-49EB-A77C-9D473A0C080C-227x400.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003633975982666