INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Wow, nuk pritej! Moderatorja shqiptare në kopertinën e së famshmes britanike 'Global Woman Magazine' [FOTO]

Wow, nuk pritej! Moderatorja shqiptare në kopertinën e së famshmes britanike 'Global Woman Magazine' [FOTO]

Publikuar më: 19:10 17-10-2018

Themeluesja e Fondacionit “Ti je një Luledielli” Albana Osmani është bërë pjesë e kopertinës mbarëbotërore të revistës “Global Woman”.

Albana ka postuar në profilin e saj foton e kopertinës së revistës me famë ndërkombëtare, me fokus femrat e suksesshme brenda Anglisë por dhe nga vendet e tjera.

“Global Woman” ka si mision të shfaqë histori tërheqëse me interes dhe të frymëzojë, duke nxjerrë në pah femrat e suksesshme, profesionale dhe sipërmarrëse të të gjitha kulturave dhe origjinave duke treguar se si kanë kapërcyer vështirësitë dhe sfidat në jetën e tyre për të arritur qëllimin.

Dhe mesa duket moderatorja bukuroshe është për revistën “modeli i suksesit”, i rradhës, pasi me nismat e saj është bërë kryefjalë e mediave në vend dhe më tej, me ndihmën që po ofron për fëmijët përmes fondacionit.

“Duke punuar me pasion, zemër dhe duke u lutur ne mund të ndryshojmë botën, duke filluar nga familja, miqtë, komuniteti apo vendi jonë, hap pas hapi”, shkruan Albana Osmani krah fotos së publikuar.

 

View this post on Instagram

Thank you Global Woman Magazine ?? Faleminderit! @globalwomanco Special thanks to a beautiful,strong woman #proudofher @mirelasula_globalwoman They decided with her bord to have me in this worldwide ? cover magazine. It’s so amazing ? Yes ...by working hard with heart and passion and prayer we can change the world, starting from our world-family ,friends ,community our country and neighbours step by step ! Thank you #shining @lindaprendii & her time @fatima.gorezi @doriancipi design. Thank you my dear friend @endritmertiri I’m amazed by your art, great artist. @makeupbysuela You are the super 1ne ! @miranda_dupi Imagine Curator #thebest Miranda ka nje shprehje “e kalaaaaa “?? kjo ishte pra ??

A post shared by ALBANA OSMANI (@albanaosmani1) on

Article Logic
Execution time: 0.0049910545349121