INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW! Nuk na ka fiksuar vetëm neve, ylli i Juventus ''çmendet'' pas Dhurata Dorës, shihni ç’ka bërë [VIDEO]

WOW! Nuk na ka fiksuar vetëm neve, ylli i Juventus ''çmendet'' pas Dhurata Dorës, shihni ç’ka bërë [VIDEO]

Publikuar më: 09:25 29-05-2019

Dhurata Dora është një ndër këngëtaret më të njohura shqiptare fama e së cilës është zgjeruar më shumë pas publikimit të këngës “Zemër” me reperin Soolking. Për disa javë, kënga qëndroi lartë në top listat muzikore në Francë dhe Algjeri, por edhe në shtete tjera.

“Zemër” renditet si një ndër këngët më trendi edhe në rrjetin social Instagram, ku njerëzit shpesh mund të publikojnë video duke kërcyer nën ritmet e kësaj kënge.

Së fundmi, ka qenë ylli i Juventusit, lojtari Miralem Pjanic, ai i cili ka publikuar ë InstaStory një video, ku ka treguar po shijon tingujt e kësaj kënge.

Bëhet fjalë për një video të realizuar në ambientet luksoze, në të cilat futbollisti po kalon disa ditë të mira pushimi, teksa duket se ka zgjedhur muzikën shqiptare për t’u relaksuar.

Article Logic
Execution time: 0.0028049945831299