INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Wow, nuk e prisnim! Ylli i serialeve turke qenka SHQIPTAR dhe e tha para të gjithëve!

Wow, nuk e prisnim! Ylli i serialeve turke qenka SHQIPTAR dhe e tha para të gjithëve!

Publikuar më: 14:30 07-08-2021

Numri i madh i shqiptarëve në Turqi ka bërë që numër i madh i tyre të bëhen edhe pjesë e skenës kinematografike.

Shpeshëherë jemi gëzuar me faktin që aktorët tanë të preferuar të serialeve turke janë shqiptarë dhe kjo ka ndodhur edhe së fundmi me një emër shumë të njohur në Turqi.

Një prej aktorëve më të famshëm në Turqi e ka pranuar se është me origjinë shqiptare.

Bëhet fjalë për aktorin Serkay Tutuncu, i cili viteve të fundit ka qenë shumë aktiv.

Serkay ka qenë i ftuar në një emision në Turqi dhe derisa po diskutonin me një aktor tjetër për ushqimin, ai e pranoi se është shqiptar dhe duke qeshur tha se shqiptarët hanë mish që nga mëngjesi e deri në mbrëmje.

Ndryshe, janë disa aktorë shumë të famshëm në Turqi që e kanë pranuar se kanë prejardhje shqiptare.

Në mesin e tyre janë Halit Ergenç, Kivanq Tatlitug, Baris Arduç, Can Yaman, Nuretin Sonmez dhe Engin Altan Dyzyatan

Article Logic
Execution time: 0.0034859180450439