INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW! Marina Vjollca nuk e mban dot këtë 'sekret': Zyrtarisht ambasadore e ‘brand-it’ të njohur ndërkombëtar! [FOTO]

WOW! Marina Vjollca nuk e mban dot këtë 'sekret': Zyrtarisht ambasadore e ‘brand-it’ të njohur ndërkombëtar! [FOTO]

Publikuar më: 22:34 16-10-2020

Me postimet e ndryshme në rrjetet sociale, moderatorja e njohur, Marina Vjollca ka treguar se këto ditë ka udhëtuar drejt Italisë së bashku me partnerin e saj, Getoar Selimin. Me fotot e disa luleve zbuloi dhe mikëpritjen e ngrohtë të stilistes Elisabetta Franchi, ndërsa së fundmi ka ndarë një tjetër lajm me ndjekësit e saj.

“E nderuar dhe e lumtur të përfaqësoj Elisabetta Franchi në Shqipëri dhe Kosovë si një ambasadore e brand-it”, ka shkruar Vjollca krah fotove të pak minutave më parë në llogarinë e saj.

Kujtojmë se Marina ka zgjdhur shpesheherë të vishet nga stilistja e njohur në spektaklin ‘Klanifornia’, momente këto që nuk i kanë shpëtuar dhe Franchi-t, e cila i ka ndarë gjithashtu në llogarinë e saj duke vlerësuar publikisht elegancën dhe bukurinë e Vjollcës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0039968490600586