INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Në lidhje apo single? Adrola Dushi zbulon DETAJE që nuk dinim mbi privatësinë e saj: 'Le ta dijë e gjithë bota!' [VIDEO]

Në lidhje apo single? Adrola Dushi zbulon DETAJE që nuk dinim mbi privatësinë e saj: 'Le ta dijë e gjithë bota!' [VIDEO]

Publikuar më: 21:30 16-10-2020

Adrola Dushi ishte personazhi i radhës që ju përgjigj disa pyetjeve për After Party-n e emisionit “Shiko kush luan” të Luana Vjollcës. Modelja bukuroshe nuk mundi t’ju shpëtonte pyetjeve në lidhje me jetën private, por me përgjigjet e saj ajo na i bëri mendjen akoma më shumë lëmsh.


Kur ju desh të zgjidhte nëse është single apo në një lidhje, ajo nuk preferoi të pëërgjigjej, duke bërë sikur po mendohej. Nga ana tjetër kur u pyet nëse do të donte një lidhje të re apo bzines të ri, ajo zgjodhi këtë të fundit. Mos tregon kjo se tashmë Adrola është në një lidhje dhe tanimë e vetmja gjë që i mungon është një biznes? Por nga ana tjetër modelja zgjodhi dashurinë e pastër para pasurisë, duke u shprehur se ajo është Zhulieta e kohëve moderne.


Por kur u pyet nëse do preferonte një lidhje të fshehtë, apo ta dinë të gjithë, modelja u përgjigj: “Ta dijë gjithë bota, po të jetë e duhura. Ta dinë të gjithë, ta marrin vesh të gjithë”.

 

Prej kohësh modelja përflitet për një lidhje dashurie me reperin, Capital T. Madje burime të sigurta pranë dyshes konfirmuan pak kohë më parë për “iconstyle.al” se ata po jetojnë një romancë të bukur dhe për disa ditë qëndruan bashkë në Tiranë. Gjithashtu së fundmi është zbuluar se Adrola ka qenë e pranishme në prapaskenë për episodin e ri të “Shiko kush luan” për të mbështetur shoqen e saj, Kristina Baki dhe partnerin, Capital T.  

Article Logic
Execution time: 0.0033969879150391