INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW! Kylie Jenner rrëfen se helikopteri me të cilin fluturonte Kobe Bryant për pak mund t’i merrte jetën!

WOW! Kylie Jenner rrëfen se helikopteri me të cilin fluturonte Kobe Bryant për pak mund t’i merrte jetën!

Publikuar më: 22:28 27-01-2020

Humbja e legjendës së basketbollit, Kobe Bryant, trishtoi botën mbarë dhe ka pikëlluar pafund familjen e tij.

Së bashku me basketbollistin, në aksidentin në helikopter humbi jetën edhe vajza e tij 13-vjeçare, Gianna, si dhe 7 persona të tjerë.

kobe-bryant-gianna-1.jpg

Të shumtë kanë qenë personazhet e njohur që janë solidarizuar me dhimbjen e thellë të familjes, duke shprehur ngushëllimet e tyre për këtë humbje të madhe.

Vetëm pak minuta më parë, Kylie Jenner ndau në InstaStory fotot e viktimave të aksidentit fatal në Kaliforni, duke shprehur ngushëllimet e saj.

Gjithashtu, Kylie zbuloi se edhe ajo kishte udhëtuar herë pas here me helikopterin me të cilin fluturonte Kobe, ndaj kjo ngjarje tragjike mund t’i kishte ndodhur edhe asaj.

“U prehshi në paqe! Lutje për familjet e tyre! Akoma s’mund ta besoj këtë. Ishte helikopteri me të cilin fluturoja herë pas here, me atë pilot, Ara. Ishte një burrë i mirë. Mbajini të dashurit tuaj pranë!”- shkruante Kylie e prekur krahas postimit.

98-1.jpg

Burimi: iconstyle.al

Article Logic
Execution time: 0.003666877746582