INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Aksidenti tragjik i mori jetën, Kobe Bryant do të ishte në maj në Tiranë

Aksidenti tragjik i mori jetën, Kobe Bryant do të ishte në maj në Tiranë

Publikuar më: 13:26 28-01-2020

Aksidenti tragjik që i mori jetën basketbollistit legjendar, Kobe Bryant dhe 8 pasagjerëve të tjerë i ka shokuar të gjithë. Kobe kishte fansa në të gjithë botën, duke përfshirë edhe vendin tonë. Madje dukej se Bryant mund të vinte në maj në Tiranë. Ish basketbollisti Gazmend Caci në emisionin e “Procesit Sportiv” zbuloi një pjesë të bisedimeve me asistentët e Bryant, ku ishte arritur dhe një marrëveshje paraprake.

“Kobe Bryant ka qenë një njeri shumë i madh. Mbi të gjitha ai ka shkuar në çdo cep të botës kur e kanë thirrur. Por gjithmonë me fëmijë. Ai luante 1-1 me fëmijët. Dhe këtë model ne e kemi marr dhe kemi dashur ta ftojmë në Shqipëri. Dhe kemi arritur që të kontaktojmë jo direkt me Kobe por me asistentët e tij dhe mendonim që në fund të majit në 2020 do të bënim një aktivitet super gjingand me 2500 fëmijë që marrin pjesë në basketboll. Kishim marrë përgjigje pozitive dhe pritshim të përcaktonim gjërat e tjera. Kjo do të bëhej me mbështetjen e shumë faktorëve por mbi të gjitha nga Kryeministria”, tha Gazmend Caci.

Article Logic
Execution time: 0.0037970542907715