INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Wow! Klaudia Pepa, protagoniste në një film thriller: 'Ëndërr e bërë realitet' [FOTO]

Wow! Klaudia Pepa, protagoniste në një film thriller: 'Ëndërr e bërë realitet' [FOTO]

Publikuar më: 17:33 17-08-2020

Balerina e njohur shqiptare, Klaudia Pepa, ka zbuluar se ka realizuar më në fund ëndrrën e saj të madhe. Ajo do të jetë pjesë e një filmi, që titullohet “Reverse” dhe ka karakter thriller ligjor. Ky film është projekti më i fundit nga Giuseppe Lepore për Bielle Re.

 

Skenari flet për një vrasës serial, që vret gjithmonë duke përdorur një thikë blu. Pas tij do të jetë një inspektor policie, i cili, i bindur se çmenduria e tij është e gjitha një trillim, duke e marrë në pyetje do të çojë në rrëfimin e kthjellët të vrasjeve të tij. Ky film do të jetë debutimi i balerinë shqiptare, Klaudia Pepa, në kinematografi. Ajo është shprehur mjaft e emocionuar dhe e lumtur në postimet e saj në rrjete sociale. Filmi do të nisë xhirimet ditën e sotme, duke ruajtur të gjitha masat e sigurisë për shkak të pandemisë.

AE4E030D-9764-40B1-8D75-6C104941F05E-229x400.jpg386808E0-6172-4E47-ADB9-3897CD7CC60D-229x400.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0039851665496826