INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
U shfaq në super formë, por 'gojet e liga' nuk dalen! Fifi i mbyll duke zbuluar PSE u dobësua: 'Kur u shtova peshë më thoshit fuçi ...'

U shfaq në super formë, por 'gojet e liga' nuk dalen! Fifi i mbyll duke zbuluar PSE u dobësua: 'Kur u shtova peshë më thoshit fuçi ...'

Publikuar më: 18:26 17-08-2020

Fifi e ka treguar edhe më herët që arsyeja përse vendosi që të humbë peshë lidhet me shëndetin e saj.

Këngëtarja ka folur sërish për peshën dhe fizikun në një bashkëbisedim me fansat, të cilët e kanë pyetur për dietën dhe arsyen që krej papritur vendosi të dobësohet.

Ajo tregon sesi kur ishte me disa kilogramë më shumë, njerëzit e krahasonin me fuçinë e uthullës, ndërsa tani ka shumë që nuk e pëlqejnë që ka rrëzuar disa kilogramë.

E megjithatë Fifi tregon se këtë ndryshim nuk e ka bërë për askënd, përveç …vetes së saj.

“Kur shtova mthoshit fuçi uthulle, tash pasi humba spo ju pëlqen. Po e vërteta është se se kam bërë për as njëri këtë ndryshim tek vetja jem as mem gjyku a mem tregu a ma mirë kshtu a ashtu. E kisha të nevojshme për shëndetin tem me ra dhe rash. Flm”, ka shkruar këngëtarja.

1-23.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036070346832275