INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW! Kjo është pasuria e Harry Styles pas largimit nga ‘One Direction’ [FOTO]

WOW! Kjo është pasuria e Harry Styles pas largimit nga ‘One Direction’ [FOTO]

Publikuar më: 17:24 07-08-2020

Harry Styles raportohet se ka shtuar 50 milion në pasurinë e tij që kur u largua nga grupi muzikor ‘One Direction’ dhe u bë një artist i pavarur, shkruan DailyMail.

The Sun raporton se ‘Erskine Records’ mban asete prej 24.7 milion në shitjet muzikore të yllit 26-vjeçar tre vite pasi u largua prej grupit të ‘One direction’ ku ai bëri famën më të madhe.

Kompania e tij ‘Erskine Touring’ gjithashtu ka një bilanc prej 21.8 milion funte. Kjo përbën fitimet nga performanca e Harry-it.

Ai ka edhe një kompani tjetër ‘Hsa Publishing’ e cila ka një vlerë prej 3.4 milionë funta.

Ky 50 milionësh nuk përfshin fitimet e Harryt përmes One Direction i cili ‘shkatërroi’ rekordet në vitin 2014 kur turneu i tyre ‘Ku jemi ne’, u bë turneu më i ndjekur nga një ‘label’ në histori, duke fituar rreth 220 milion.

bdbb806ab62edf82510d999642d791cb_L.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0042049884796143