INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW! Këngëtarja shqiptare imazh i ‘Fiat’ [FOTO]

WOW! Këngëtarja shqiptare imazh i ‘Fiat’ [FOTO]

Publikuar më: 12:06 15-09-2019

Një shqiptare do të përfaqësojë Fiat-in! Kompania gjigante ka zgjedhur këngëtaren e talentuar, me origjinë shqiptare, Ava Max-in, e cila gëzon aktualisht një famë ndërkombëtare.

“Një nga këngëtaret më të mëdha të pop- it dhe një nga fytyrat më të dalluara për modë. Duket se diçka e mahnitshme do të ndodhë”, shkruhet në faqen zyrtare të Fiat- it, ndërkohë që në fotografitë e postimit shfaqet pikërisht Ava.

Ava, emri i vërtetë i të cilës është Amanda Koçi, lindi më 16 shkurt 1994, në SHBA. Ishin prindërit e saj, Andromaqi dhe Pavllo Koçi, ata të cilët emigruan nga Saranda për në SHBA, rreth fillimit të viteve ’90.

Amanda e nisi karrierën në 2017-n me këngën “The Clapp Your Hands” të Le Youth.  

Article Logic
Execution time: 0.007896900177002