INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
WOW! As Dua, as Rita, as Era, as Bebe! Në mes të New York-ut shfaqet reklama e këngëtares së njohur shqiptare dhe nuk mund të ishim më krenarë!

WOW! As Dua, as Rita, as Era, as Bebe! Në mes të New York-ut shfaqet reklama e këngëtares së njohur shqiptare dhe nuk mund të ishim më krenarë!

Publikuar më: 17:33 09-03-2019

Këngëtaret me origjinë shqiptare Bebe Rexha, Dua Lipa, Rita Ora, Era Istrefi po korrin suskese të njëpasnjëshme me projektet e tyre muzikore.

E së fundmi në grupin e tyre është shtuar dhe një tjetër këngëtare shqiptare, Ava Max e cila për javë me rradhë ka qëndruar në top listat e klasifikimeve muzkore ndërkombëtare. 

Tani Ava po shijon sukseset e saj si dhe një surprizë në mes të New York-ut. 

Rrjeti shumë i famshëm muzikor "Spotify" ka zgjedhur të reklamojë së fundmi këngëtaren shqiptare me famë botërore, "Ava Max", në reklamën gjigante në mes të New Yorkut.

Sapo ka parë fotografinë dhe këngën e saj të re "So am I", Ava nuk i ka besuar dot syve dhe foton e ka ndarë me të gjithë ndjekësit në Instagram.

"Është realitet? Në mes të "Time "Square"? Faleminderit, faleminderit, faleminderit të gjithëve për dashurinë në Spotify. Më bëtë të qaj."- shkruan Ava, e cila ka korrur sukses të madh në muzikë dhe është një ndër shqiptaret me të cilat vendi ynë po krenohet së fundmi, krahas Dua Lipës, Rita Orës dhe Bebe Rexhës.

ava_max.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0035409927368164