INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Whatsapp sjell risinë që do t’ju acarojë të gjithëve! Zbuloni për çfarë bëhet fjalë! [FOTO]

Whatsapp sjell risinë që do t’ju acarojë të gjithëve! Zbuloni për çfarë bëhet fjalë! [FOTO]

Publikuar më: 22:58 01-11-2018

Whatsapp ka njoftuar një ndryshim të madh në shërbimin e tij, që do të mërzisë shumë persona që e përdorin atë për të komunikuar me të afërmit dhe miqtë.

Reklamat së shpejti do të shfaqen në historitë e WhatsApp siç edhe kompania u referohet “Status”.

“Do të vendosim reklamat në WhatsApp Status,” mësohet të ketë thënë kompania për The Economic Times.

Me largimin e dy bashkëthemeluesve Brian Acton dhe Jan Koum, CEO i Zuckerberg tashmë e ka rrugën e lirë në WhatsApp, aplikacion të cilin e bleu për 19 miliardë dollarë në 2014-ën.

Ju pëlqen apo jo, Status është një mundësive të arta të Facebook për të gjeneruar të ardhura.

Chris Daniels, nga kompania, konfirmoi për Outlook India se kjo mënyrë do të jetë burimi i ardhshëm i parave të WhatsApp-it.

Daniels tha:

Ne do të vendosim reklama në Status.”

Kjo do të jetë mënyra kryesore se si kompania do të gjenerojnë para duke u krijuar kështu edhe bizneseve një mundësi që të arrijnë njerëzit në WhatsApp.

DAN.jpeg

Article Logic
Execution time: 0.003676176071167