INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Whatsapp, si të flasim me një person që na ka bllokuar? Zbulojeni tani

Whatsapp, si të flasim me një person që na ka bllokuar? Zbulojeni tani

Publikuar më: 10:15 03-10-2018

Një fjalë e tepërt me mikun tënd të vjetër, një dashuri e përfunduar keq ose një diskutim i thjeshtë dhe kontaktet tona Whatsapp do të na bllokojnë përgjithmonë. Ne do të donim të të rihapim një diskutim që me sa duket nuk është e mundur. Por si mund të komunikojmë me një kontakt që nuk dëshiron të dijë per ne?

Nuk ka zgjidhje. Të paktën në këtë mënyrë duket. Por me një mashtrim të thjeshtë elementar mund të përpiqemi të rimarrim marrëdhënien tonë të besimit me miqtë dhe të afërmit.

Për të kryer misionin tonë ne duhet të kërkojmë ndihmë nga një mik i yni në chat, i cili do të jetë bashkëpunëtori ynë. Ai vetëm duhet të krijoj një grup të ri duke shtuar personin që na ka bërë bllok. Në këtë pikë mund të shtojmë veten në grup (asgjë dhe askush nuk e ndalon atë). Tani shoku largohet nga skena dhe ne do të kemi hapësirën tonë për të folur me një kontakt që na ka bllokuar.

Instagram Banner

Tani është vetëm një çështje fati. Diskutimi është krijuar, kontakti i bllokuar është brenda mundësive tona. Tani mbetet për t'u parë nëse ai është i gatshëm të komunikojë ose nëse duhet të heqim përgjithmonë dorë.

Article Logic
Execution time: 0.0029900074005127