INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vret veten me automatik

Vret veten me automatik

Publikuar më: 10:41 14-12-2016

Një 40-vjeçar në Tropojë është vetëvrarë me armë zjarri automatik. Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur të martën në fshatin Kovaç, ndërsa viktima është shtetasi me iniciale K.H.
Nga të dhënat e uniformave blu, ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e viktimës, ku ka qenë e pranishme dhe gruaja e xhaxhait të tij, që gjithashtu ka mbetur e plagosur.
Policia thotë se H.H, 54 vjeçe është plagosur aksidentalisht teksa ka tentuar për t’i marrë armën viktimës dhe  për të ndaluar vetëvrasjen. Ajo është dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet paraprake dyshohet se viktima e ka kryer këtë akt në gjendje depresive. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar, 1 armë zjarri automatik, 1 një krëhër me 11 copë fishek, një granat dore të cilën e kishte në xhep të xhupit, viktima. Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje të armëve luftarake e municionit”.

Article Logic
Execution time: 0.0037901401519775