INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Krim i çuditshëm në Angli: Tre femra dhunojnë seksualisht futbollistin 20-vjeçar!

Krim i çuditshëm në Angli: Tre femra dhunojnë seksualisht futbollistin 20-vjeçar!

Publikuar më: 11:48 14-12-2016

Tre femra përballen me rrezikun e burgut pasi filmuan veten duke nënshtruar një futbollist nën një sërë veprimesh të çuditshme seksi.

Ata u takuan me futbollistin 20 vjeçar, i cili nuk është bërë publik për arsye privatësie, ndërkohë që kishin dalë natën dhe e morën në shtëpinë e njërës prej tyre. Më pas e dendën me vodka deri sa ai humbi ndjenjat, dhe aty filloi i gjithë spektakli. Ata e dhunuan seksualisht në një sulm të çuditshëm, ku provat filmike i shfaqin duke kërcyer ndërkohë që ngacmojnë seksualisht viktimën. Vajzat e shtrinë në tokë dhe më pas i prenë flokët si dhe disa perime (qepë) të cilat i hodhën sipër trupit të viktimës. Treshja kriminale, 26 vjeçarja Brogan Gillard, 22 vjeçarja Paige Cunningham dhe 20 vjeçarja Shannon Jones përballen me rrezikun e burigmit edhe pse u pranua fakti se sulmi seksual nuk kishte penetrim dhe nuk u shkaktuan dëme fizike. Megjithatë ata e terrorizuan 20-vjeçarin pasi në video shfaqen duke diskutuar me njëra-tjetrën për “të vendosur gërshërët në të pasmet e tij”, edhe pse rezultoi se ishte vetëm një shaka e sëmurë. I riu, pavarësisht se përjetoi dhimbje, nuk ka pësuar dëme të mirëfillta fizike.

Article Logic
Execution time: 0.0034348964691162