INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrau gruan me armën e shërbimit, flet gardisti: Vija në shtëpi dhe gjeja gjërat të lëvizura, ajo më...

Vrau gruan me armën e shërbimit, flet gardisti: Vija në shtëpi dhe gjeja gjërat të lëvizura, ajo më...

Publikuar më: 14:11 12-02-2019

Është zbardhur dëshmia që gardisti 44 vjeçar ka dhënë për vrasjen e gruas së tij.

Alket Arapaj është shprehur para grupit hetimor se e vrau bashkëshorten e tij pasi ajo e tradhtonte.

“Gruaja me tradhtonte prandaj e vrava. Edhe në shtëpi gjeja gjërat të lëvizura. Kohët e fundit më ishin shtuar dyshimet për tradhtinë. Më vjen keq për vajzën, jam familjar i rregullt”, mësohet të jetë shprehur Arapaj.

44 vjecari vrau në banesën e tyre në zonën e Alliasit bashkëshorten, 36-vjeçare Ervilma Seferaj.

Arapaj njihej për sjellje të mirë dhe predikues i fesë islame.

Kanë qenë fqinjët ata që kanë njoftuar policinë, pasi kanë dëgjuar të shtënat në banesën e çiftit. Policia pasi ka mbërritur në vendngjarje ka arrestuar në flagrancë, 44-vjeçarin. Çifti kishin bashkë një fëmijë.

Article Logic
Execution time: 0.0043559074401855