INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Gruaja me jetë të dyfishtë që “kap” pedofilët online [VIDEO]

Gruaja me jetë të dyfishtë që “kap” pedofilët online [VIDEO]

Publikuar më: 13:31 11-07-2018

Një mbrëmje tipike për Chelsea Hunter është marrja e fëmijëve të saj nga shkolla dhe përgatitja e darkës. Pasi i vendos ata në shtrat ajo paraqet si një vajzë për të biseduar me burrat në internet. Ajo ka folur me BBC për pjesën e errët të lundrimit në internet, atë të ngacmimit seksual online. Abderraouf Qutteineh mendonte se do të takonte një vajzë 14-vjeçare për seks. 74-vjeçari ishte miqësuar me të në internet dhe i dërgoi qindra mesazhe gjithnjë me përmbajtje erotike në hapësirën kohore prej dy javësh. Ndërsa priste në një stacion hekurudhor për të kapur prenë e tij, ai u përball me një nënë që bënte një kryqëzatë kundër grabitqarëve seksualë. Chelsea 35 vjeç, ishte në gjendje t'i jepte të gjitha dëshmitë e saj policisë, të cilët menjëherë e arrestuan Qutteinehun, një gjysh nga Windsor në Angli. Në dëshminë e dhënë para gjykatës doli që Qutteineh kishte kaluar kohën e lirë i zhveshur para kameras së telefonit për një vajzë e re që kishte moshën e mbesës së tij. Për shkak se ai nuk kishte qenë në telashe më parë, dhe për shkak se në këtë rast nuk kishte qenë viktimë një fëmijë, gjyqtari vendosi të kalojë një dënim të pezulluar. Për nënën e katër fëmijëve, Hunter, megjithatë, ajo sinjalizoi një tjetër fitore në betejën e saj kundër grabitqarëve seksualë.

FOTO_3.jpg

Chelsea nga Kent, ka kaluar gati një vit duke jetuar një jetë të dyfishtë. Ditën ajo është e zënë me punët e shtëpisë dhe duke u kujdesur për fëmijët e saj. Ndërsa natën ajo bëhet Chloe (Kloe) 14-vjeçare. "Unë ngrihem, i marr fëmijët, i çoj në shkollë, dhe pastaj bëj vetëm punët e zakonshme të shtëpisë", tregon ajo për rutinën e saj të ditës. "Unë jam një shtëpiake, kam fëmijët e mi. I marrë ata nga shkolla, kujdesem që ata të bëjnë detyrat e shtëpisë dhe të hanë darkë."-tregon ajo. Hunter, së bashku me burrin e saj, janë pjesë e Hunters Shadow, një grup të rriturish që prezantohen si vajza në mediet sociale dhe pastaj udhëtojnë në vendin ku përballen me ata njerëz që organizojnë takimin.

FOTO_5.jpg

Ata i dorëzojnë të gjitha dëshmitë e tyre policisë, të cilët shpesh janë në gjendje të bëjnë një arrestim në vend edhe pse policia vet i dekurajon grupe të tilla nga këto aktivitete, duke argumentuar se mund të rrezikojnë hetimet në vazhdim në rrjetet e grabitqarëve seksualë . Provat e mbledhura nga “Hunters Shadow” përbëhen kryesisht nga regjistrimet e bisedës në të cilën një ngacmues ndan fantazitë e tij të qarta për seks me të mitur. Duke shpjeguar se çfarë e motivon, zonja Hunter thotë: "Gjithmonë kam dashur të ndihmoj. Jam një shtëpiake dhe, përveç gjërave të zakonshme, nuk kam bërë shumë gjëra, prandaj ishte diçka që desha të bëja për të ndihmuar fëmijët. Deri në momentin që hiqesh si një fëmijë apo adoleshente, ti nuk ke asnjë ide se sa grabitës online atje janë atje. Disa prej tyre janë të bukur, dhe unë mendoj" çfarë po bëni? Ata vetëm futen në bisedë dhe unë mendoj 'ju lutem më bllokoni mua', por ata vazhdojnë”-rrëfen 35-vjeçarja. Dëshmitë e gjuetarëve të pedofilëve u përdorën për të akuzuar 150 të dyshuar në 2017.

Burimi: BBC

Online-Predators.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0020639896392822