INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Vrau biznesmenin shqiptar një vit më parë, arrestohet në Itali autori, kreu i një bande

Vrau biznesmenin shqiptar një vit më parë, arrestohet në Itali autori, kreu i një bande

Publikuar më: 18:34 13-07-2019

Një i ri shqiptar është vënë në pranga nga policia italiane në Macerata. Bëhet fjalë për Mahmut Gegën 26 vjeç, i cili akuzohet se është kreu i një bande hajdutësh, si dhe se ka vrarë biznesmenin nga Dibra Elsi Kosiqi në vitin 2018.

26-vjeçari është arrestuar në Macerata të Italisë, ndërsa mediet raportojnë se banda e drejtuar prej tij ishte e “specializuar” në vjedhjen e shtëpive.

Sipas medieve, i riu shqiptar ishte një kriminel shumë i rrezikshëm, pasi iu hynte njerëzve nëpër shtëpi, i lidhte dhe i detyronte t’i jepnin paratë dhe bizhuteritë. Ndërkohë, që në Shqipëri mbi të riun rëndon akuza e vrasjes.

Article Logic
Execution time: 0.0034329891204834