INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ra në 'kurth' dhe u arrestua/ Ish-deputeti Bardh Spahia tregon masat që do marrë ...

Ra në 'kurth' dhe u arrestua/ Ish-deputeti Bardh Spahia tregon masat që do marrë ...

Publikuar më: 20:32 13-07-2019

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia në një intervistë për emisionin 'Kjo Javë' ka thënë se arrestimi i tij, disa kohë më parë ishte i padrejtë.

Spahia ka thënë se do t’i çojë në gjykatë personat përgjegjës, për atë që ai e cilëson si arrestim të padrejtë.

Ai ka deklaruar:

"Do t’i shkoj kësaj çështje deri në fund, pastaj do të jenë organet kompetente që do të nxjerrin përgjegjësit të kujt kanë qenë. Këtë nuk e bëj për vete, e bëj më shumë edhe për ato qindra aktivistë të PD, mbështetës, protestues që janë ndaluar e mbajtur në mënyrë të padrejtë nga strukturat e rendit të influencuara e të drejtuara politikisht apo të përdorura politikisht nga kundërshtarët tanë. Është e tmerrshme të shikosh se si qytetarë të thjeshtë, qytetarë të ndershëm të këtij vendi, janë ndaluar pa asnjë argument, janë burgosur në mënyrën më të shëmtuar të mundshme sikur ne të ishim pjesë e një vendi diktatorial. Do të jenë avokatët që do të më sugjerojnë kërkesat tona, nëse do të ketë dëmshpërblim financiar, çdo e ardhur hipotetike nga këto do të jemi në gjendje ti adresojmë drejt bamirësisë. Nuk e inicioj këtë çështje për arsye personale, e inicioj për të treguar që Shqipëria nuk pranon rikthime të modeleve të viteve të errëta të viteve të diktaturës.”
Po ashtu gjatë fjalës së tij, ai ka folur edhe për babanë e tij, i cili u dënua gjatë regjimit komunist."

Edhe arrestim e tij, ai e cilëson si politik.

Unë nuk besoj se është thjesht çështje ironi e fatit, unë besoj se është çështje principesh, është çështje e mënyrës të të menduarit, e mënyrës të të mësuarit të përjetimit të gjërave apo reagimit të situatave të caktuara.’’ , shtoi më tej ai.

Kujtojmë këtu se Bardh Spahia u arrestua para kamerave sepse ishte duke shkuar në një emision televiziv.

auto_8ui1559567524.jpg

Article Logic
Execution time: 0.003666877746582