INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Vrau 39 persona, momenti i arrestimit të autorit të sulmit terrorist në Turqi [VIDEO]

Publikuar më: 11:24 17-01-2017

Mediat turke kanë publikuar fotografinë e terroristit që vrau 39 persona me armë zjarri në klubin e natës 'Reina' në Stamboll, në natën e ndërrimit të moteve, pas arrestimit të tij nga policia.

Abdulkadir Masharipov mësohet se është arrestuar së bashku me të birin në vendin e quajtur Esenyurt.

Po ashtu mediat turke kanë publikuar edhe pamjet e para të arrestimit të tij.

Masharipov, i cili më 31 dhjetor vrau 39 persona dhe plagosi dhjetëra të tjerë, po kërkohej që 17 ditë nga policia turke.

Article Logic
Execution time: 0.0035741329193115