INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Ngricat pushtojnë vendin. Ja situata e detajuar e rrugëve…

Ngricat pushtojnë vendin. Ja situata e detajuar e rrugëve…

Publikuar më: 11:48 17-01-2017

Edhe pse Autoriteti Rrugor njofton se të gjitha rrugët janë të hapura, thekson se ngricat janë kthyer në një problem. E për të përballuar efektet pas dëborës dhe temperaturave të ulta këshillon se duhet të tregohet kujdes maksimal.
ARRSH njofton se nga Llogaraja në Jug, në aksin Librazhd- Peshkopi, por edhe në disa rrugë në Kukës dhe Shkodër ARRSH bën thirrje për qarkullim me zinxhirë me kujdes. Pas reshjeve të dendura të borës, që ranë mbrëmë në Llogora, (rreth 50 cm), nga kontraktori u bë pastrimi i aksit dhe kriposja.
Ndërsa në Shkodër në shumicën e akseve të këtij rajoni qarkullimi i mjeteve bëhet pa zinxhirë. Në segmente të caktuata rekomandohen zinxhirët, për shkak të erërave të forta, temperaturave të ulëta që shkaktojnë ngrica në rrugë.
Në Tiranë në akset e këtij rajoni, qarkullimi është normal, me përjashtim të segmenteve Qafë Mollë – Bizë dhe Trau Teleferik -  Vilat Qeveritare – Antena Dajt.
Në Qarkun e Korçës, gjatë natës ka pasur reshje bore 10 - 35 cm, shoqëruar me erëra të forta.
Me zinxhirë qarkullohet në akset Korçë – Voskopojë, K/Boboshticë – Dardhë,  në Qarr,  Ersekë -Leskovik,  Korcë - Kapshticë dhe në segmentin  Liqenas -Dogana Goricë.
Moti pritet që të përkeqësohet nesër dhe pasnesër, pasi parashikohen reshje shiu dhe dëbore në lartësi, ndërsa në fundjavë pritet një rritje e temperaturave


Situata e detajuar e akseve nacionale sipas qarqeve dhe rekomandimet:
 
Tiranë  
Segmenti Tiranë – Qafë Priskë - Shëngjergj, qarkullimi është pa zinxhirë.
Segmenti Qafë Priskë – Qafë Mollë, i kalueshëm pa zinxhirë.
Me zinxhirë qarkullohet vetëm në segmentin e fundit të këtij aksi Qafë Mollë – Bizë.
Qarkullohet me zinxhirë në segmentin Trau Teleferik -  Vilat Qeveritare – Antena Dajt.
Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.
 
Durrës
Në Qafë Shtamë dhe në Sarisalltik qarkullimi bëhet pa zinxhirë. Po punohet me hedhje kripe, për shkak të ngricave.Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.
Elbasan Në aksin Elbasan – Qafë Thanë, është bërë pastrimi i aksit dhe është hedhur kripë, për shkak të ngricave. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Në segmentin rrugor Elbasan - Tuneli, Është bërë pastrimi dhe kriposja. Qarkullimi bëhet pa zinxhirë. Në Elbasan – Gjinar, qarkullimi bëhet pa zinxhirë. Po punohet për pastrimin dhe hedhjen e kripës për shkak të ngricave. Në këtë aks po punohet edhe për pastrimin e gurëve të rënë në rrugë. Në aksin Librazhd – Steblevë,  qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë për shkak të ngricave.
Në segmentin Gramsh - Molla Grabovë, qarkullimi bëhet pa zinxhirë. Po punohet për pastrimin dhe hedhjen e kripës për shkak të ngricave. Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.
 
Berat    
Ne akset Berat – Gllavë dhe Berat – Çorovodë,  është bërë pastrimi dhe hedhja e kripës. Nuk ka probleme në akset e këtij Qarku.
 
Vlorë    
Në aksin Vlore– Palasë, pas reshjeve intensive të mbrëmjes së kaluar që shkoi në 45 cm Qafën e Llogorasë, firma kontraktore ka bërë që mbrëmë pastrimin dhe kriposjen e aksit. Qarkullimi në këtë aks bëhet  pa zinxhirë. Në aksin Palasë – Sarandë,  qarkullimi është pa zinxhirë. Në të gjitha akset e Qarkut është punuar nga kontraktorët për pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës. Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.
 
Gjirokastër        
Në aksin Jorgucat - Muzinë – Sarandë  qarkullimi është pa zinxhirë.
Akset  Gjirokastër – Kakavijë dhe Tepelenë – Gjirokastër qarkullohen pa zinxhirë. Po vazhdon puna në këto akse për pastrimin dhe hedhjen e kripës.
Në aksin Valare - Erind – Çajup, segmenti Valare – Çajup
kalohet me zinxhirë. Segmenti Erind - Çajup  me zinxhire.
Aksi Përmet – Çarshovë, qarkullimi kryhet pa zinxhirë.   Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në vendet ku ka ngrica.
 
Korçë   
Gjatë natës ka patur rreshje bore që shkojnë rreth 10 – 35 cm. Gjithashtu ka prani të erërave të forta dhe temperaturave të ulëta. Në këtë qark, qarkullohen me zinxhirë vetëm akset:  Korçë – Voskopojë, K/Boboshticë – Dardhë,  në Qarr, Ersekë -Leskovik, Korcë - Kapshticë dhe në segmentin  Liqenas -Dogana Goricë.
Akset e tjera të këtij Qarku qarkullohen pa zinxhirë.
Kontraktorët janë duke bërë pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës. Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri me mjetet borëpastruese dhe fuqi punëtore.
Kontraktorët janë porositur për mbajtjen nën kontroll të akseve rrugore dhe kryerjen e punimeve në kuadër të Mirëmbajtjes  Dimërore dhe dhënien e informacionit në kohën e duhur, nisur edhe nga  parashikimet e motit në ditët në vijim me rreshje dëbore.
 Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në vendet ku ka ngrica.

Fier       
Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin. Të zbatohet sinjalistika rrugore.
 
Lezhë   
Në aksin Milot – Tuneli i Thirrës, janë marrë masat për pastrimin dhe hedhjen e kripës. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë Vazhdon puna pa ndërprerje me  borëpastruese dhe fuqi punëtore për pastrim dhe kriposje. Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e tjera të këtij qarku. Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.
 
Kukës  
Në aksin Bajram Curri – Valbonë,  mjetet borëpastruese janë në gadishmëri. Aksi është i hapur dhe i pastruar. Ka rënie gurësh, të cilët po pastrohen nga kontraktori. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Në aksin Ura e Bujanit – Qafë Morinë, Sopot – Kërn – Tropojë, mjetet borëpastruese janë në punë duke pastruar aksin. Aksi është i hapur. Është hedhur kripë. Ka rënie gurësh, të cilët po pastrohen nga kontraktori. Qarkullimi kryhet pa  zinxhirë.
Në aksin Bajram Curri – Kam, vazhdon hedhja e kripës për shkak të ngricave. Aksi është i hapur dhe i pastruar. Ka rënie gurësh, të cilët po pastrohen nga kontraktori. Qarkullimi kryhet pa  zinxhirë.
Në aksin Tuneli Kalimashit – Dogana Morinë, qarkullohet pa zinxhirë.  Firma kontraktore ka bërë pastrimin dhe spërkatjen e aksit  me kripë. Puna vazhdon pa ndërprerje për pastrim dhe kriposje me  borëpastruese dhe  punëtorë.
Në aksin Kukës – Bushtricë, K/Domaj – Reç, mjetet borëpastruese janë në gadishmëri. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Aksi Kukës – Ura e Zapodit. Është bërë pastrimi i aksit dhe kriposja. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Edhe aksi Krumë – Qafë Prush, Plepa – Kam  ka rreth 10 cm borë Qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Vazhdon puna për pastrimin e aksit dhe hedhjen e kripës për shkak të ngricave.
Në aksin Shote Galica – Qendër Kukës – Krumë,  mjetet borepastruese janë në gadishmëri. Është hedhur kripë për të eleminuar ngricat.  Aksi është i hapur . Qarkullimi në pjesën më të madhe të aksit kryhet pa zinxhirë. Ne vendet ku ka prezencë të ngricave apo të akullit, rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri me mjete dhe fuqi punëtore. Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në akset ku ka prani të ngricave në rrugë.
 
Dibër   
Në aksin Kuben - Vasie, , qarkullimi kryhet pa zinxhirë, përveç segmentit Sllovë – Kalaja e Dodës, ku rekomandohet kalimi  me zinxhirë.
Në aksin Peshkopi - Qafë Drajë, mjetet borepastruese janë në gadishmëri. Aksi është i hapur, qarkullimi bëhet pa zinxhirë, përveç segmentit Muhur –Drajë - Reç, ku rekomandohet përdorimi i zinxhirëve.
Në aksin Skuraj – Qafë Bualli qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Në aksin Qafë Bualli – Peshkopi – Maqellarë – Bllatë, qarkullimi kryhet pa zinxhirë.
Në  aksin Ura – Komsi – Ulëz – Ura e Matit,  mjetet borëpastruese janë në gadishmëri. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet pa  zinxhirë.
Në aksin Ura e Qytezës – Zerqan, Ura e Cerenecit - Steblevë, qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhirë, në vendet ku ka prani ngricash, si pasojë e erës së fortë.
Në aksin Qafë Bualli - Krastë, qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhirë. Është hedhur kripë për shkak të ngricave.
Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në qarkullim, sidomos në akset ku ka prani të ngricave në rrugë.
 
Shkodër              
Në aksin K/Hadroj – Qafë Benë – Rrëshen,  mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet  pa zinxhirë, me kujdes, për shkak të ngricave në zona të veçanta. Nuk ka probleme ne qarkullim në aksin Hani i Hotit – Tamarë.
Është hedhur kripë nga firma kontraktore.  Mjetet janë në gadishmëri dhe po punojnë pa ndërprerje. Qarkullimi kryhet pa  zinxhirë. Ka prani të erërave të forta. Ka patur rënie gurësh që janë pastruar nga kontraktori.
Aksi Qafë Laç – Koman ka patur rënie gurësh, por është patruar nga kontraktori. Qarkullohet pa zinxhirë. Po hidhet kripë nga kontraktori për shkak të ngricave.
Në aksin Fushë Arrëz – Nyja Fushë Dukagjin,  mjetet borëpastruese janë në gadishmëri. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet me zinxhirë vetëm në segmentin rrugor Qafë Shllak – Uji i Ftohtë (rreth 4 km). Pjesa tjetër e aksit qarkullohet pa zinxhirë.
Në aksin Qafë Mali – Fierzë, mjetet borëpastruese janë duke bërë pastrimin e aksit. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet pjesërisht  me zinxhirë. Ka prani erërash të forta dhe temperatura shumë të ulëta.
Në aksin Koplik -  Dedaj – Bogë,  rruga po pastrohet nga kontraktori. Kalimi në Koplik – Dedaj – Vrith kryhet pa zinxhirë. Në segmentet Dedaj – Bogë dhe Vrith – Razëm po bëhet hedhja e kripës për shkak të ngricave.
Qarkullimi rekomandohet  me zinxhirë. Ka prani të erërave të forta. Në gadishmëri janë borëpastruese dhe fadromë.
Në aksin Laç – Vau i Dejës – Fushë Arrëz,  në segmentin "Laç Vau i Dejës-  Qafë.Qelë - Gomsiqe" ka patur rënie gurësh, por janë pastruar.  Mjetet borëpastruese janë në gadishmëri. Aksi është i hapur. Po hidhet kripë në rrugë. Qarkullimi kryhet  pa zinxhirë.
Të zbatohet sinjalistika rrugore.
Të bëhet kujdes në qarkullim, sidomos në akset ku ka ngricë në rrugë.

Article Logic
Execution time: 0.0027079582214355